Sahihu i Buhariut — Hadithi 5017

14. Nënkapitulli: Vlera e sureve kërkimmbrojtëse

5017. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mufadali nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Çdo natë, kur Pejgamberi ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret Ihlas, Felek dhe Nas, e më pas e përshkonte trupin sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur. Kështu vepronte tri herë radhazi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5017

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?