Sahihu i Buhariut — Hadithi 5019

16. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ nuk ka lënë diçka tjetër të shkruar (në tërësi), përveç Kuranit

5019. Nga: Abdullah ibn Abasi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “Unë dhe Shedad ibn Makili shkuam tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e në atë rast Shedadi e pyeti: “A ka lënë Pejgamberi ﷺ diçka tjetër (pos Kuranit)?” Ai tha: “S'ka lënë tjetër pos kësaj që ndodhet midis dy kopertinave (Kuranin). Pastaj shkuam te Muhamed ibn Hanefiu dhe ia bëmë të njëjtën pyetje.” Ai tha: “S'ka lënë tjetër pos kësaj që ndodhet midis dy kopertinave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5019

Fjalë të panjohura?