Sahihu i Buhariut — Hadithi 5059
36. Nënkapitulli: Gjynahu i atij që e lexon Kuranin për syefaqësi dhe për të fituar përmes tij a për t’i realizuar qëllimet e tij të këqija
5059. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari që e lexon Kuranin dhe punon sipas tij i shëmbëllen qitros: aromën e ka të mirë, por edhe shijen e ka të mirë. Besimtari që nuk e lexon Kuranin, por punon sipas tij, i shëmbëllen hurmës: ndonëse nuk ka aromë, shijen e ka të ëmbël.
Ndërkaq, hipokriti që e lexon Kuranin i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur. E, hipokriti që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen kungullit të egër: shijen e ka të hidhët, - ose ka thënë: të keqe, - dhe erën e ka të hidhët.”