Sahihu i Buhariut — Hadithi 5060

37. Nënkapitulli: Lexojeni Kuranin për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për kuptimet e tij

5060. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ebu Imran Xhevniu se Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lexojeni Kuranin për sa kohë që zemrat tuaja janë në ujdi, e, kur të fillojnë mospajtimet, shpërndahuni!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5060

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?