Sahihu i Buhariut — Hadithi 5136

42. Nënkapitulli: Nuk i lejohet babait dhe askujt tjetër ta kurorëzojë beqaren a të venë pa miratimin e saj

5136. Nga: Ebu Hurejra

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk kurorëzohet e veja pa urdhrin e saj dhe nuk kurorëzohet beqarja pa lejen e saj.”
- O i Dërguari i Allahut, e si është leja e saj? - pyetën të pranishmit.
- “Kur ajo hesht”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5136

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?