Sahihu i Buhariut — Hadithi 5138
43. Nënkapitulli: Kurorëzimi i së bijës pa pëlqimin e saj është i pavlefshëm
5138. Nga: Hansa bint Hidham Ensarja
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdurrahmani dhe Muxhemiu, të dy bijtë e Jezid ibn Xharijes, se Hansa bint Hidham Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i saj e martoi duke qenë e ve, gjë me të cilën ajo nuk u pajtua. Kështu, shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili e anuloi kurorën e saj.