Sahihu i Buhariut — Hadithi 5143
46. Nënkapitulli: Muslimani nuk e kërkon dorën e një vajze që tanimë e ka kërkuar vëllai i tij, derisa ai të martohet a ta lërë
5143. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha. Mos spiunoni, mos përgjoni dhe mos urreni njëri-tjetrin, por jini vëllezër.”