Sahihu i Buhariut — Hadithi 5148
50. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “Grave jepni dhuratën e kurorëzimit të tyre...”
Mehri i lartë (dhurata e martesës) dhe sasia më e vogël që lejohet. Allahu i Madhëruar ka thënë: “... asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë.” (Nisa, 20) Dhe: “... ose para se të caktoni shumën e dhuratës martesore (që do t’u jepni)...” (Bekare, 236) Sehli tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Qoftë dhe një unazë prej hekuri.”
5148. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdurrahman ibn Aufi u martua me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës. Pejgamberi ﷺ e pa Abdurrahmanin të gëzuar nga martesa, gjë për të cilën e pyeti.” Ai iu përgjigj: “Jam martuar me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës.”
Katadja transmeton nga Enesi se ka thënë: “Abdurrahman ibn Aufi u martua me një grua në këmbim të një sasie ari sa pesha e bërthamës së hurmës.”