Sahihu i Buhariut — Hadithi 5149

51. Nënkapitulli: Kurorëzimi në këmbim të Kuranit (për mehër) pa pasuri

5149. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Ebu Hazimin se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrija në mesin e ca njerëzve me Pejgamberin ﷺ, një grua u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po ta ofroj veten time, andaj mendo për këtë.” Por, ai nuk iu përgjigj fare. Pastaj, ajo prapë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po të vetofrohem, andaj mendo për këtë.” Por, ai nuk iu përgjigj fare. Pastaj, për së treti u ngrit sërish dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë po të vetofrohem, andaj mendo për këtë!”
Një burrë u ngrit dhe tha:
- O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua!
- “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Jo, - tha ai.
- “Shko dhe kërko, qoftë dhe një unazë prej hekuri.”
Ai shkoi, kërkoi e pastaj u kthye dhe tha: “Nuk gjeta asgjë, madje as unazë prej hekuri.”
- “Sa di përmendsh nga Kurani?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Di këtë sure dhe atë sure, - tha ai.
- “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5149

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?