Sahihu i Buhariut — Hadithi 5151

53. Nënkapitulli: Kushtet në martesë

Omeri ka thënë: "Haku (të drejtat) jepen atëherë kur plotësohen kushtet." Misver ibn Mahrami thotë: "E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke përmendur një dhëndër të tij dhe duke e lavdëruar për mirësjelljen në miqësi, duke thënë: “Kur më ka folur, është treguar i sinqertë dhe, kur më ka premtuar, e ka realizuar.”

5151. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Abdulmeliku, e këtij i ka treguar Lejthiu nga Jezid ibn Ebu Habibi se Ukbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndër kushtëzimet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju bëhen të lejuara gratë tuaja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5151

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?