Sahihu i Buhariut — Hadithi 5152

54. Nënkapitulli: Kushtet që nuk lejohen në martesë

Ibn Mesudi ka thënë: "Gruas nuk i lejohet t’ia kushtëzojë burrit shkurorëzimin e gruas tjetër."

5152. Nga: Ebu Hurejra

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Zekerija ibn Ebu Zaide nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje të kërkojë shkurorëzimin e shemrës, në mënyrë që t'ia marrë hisen e saj (në martesë). Asaj i takon vetëm aq sa i është caktuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5152

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?