Sahihu i Buhariut — Hadithi 5161
63. Nënkapitulli: Qilimat dhe të ngjashmet, për gratë
5161. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vallë, keni qilima?” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, e si të posedojmë ne qilima?” Ai tha: “E po, në të ardhmen do të keni.”