Sahihu i Buhariut — Hadithi 5169

69. Nënkapitulli: Gostia e dasmës, qoftë dhe me një dele

5169. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi nga Shuajbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e liroi Safijen dhe u martua me të, ndërsa për mehër ia llogariti lirimin (nga robëria). Për të shtroi një gosti me pak gjellë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5169

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?