Sahihu i Buhariut — Hadithi 5173

72. Nënkapitulli: Obligueshmëria e përgjigjes në ftesën e gostisë së dasmës dhe në ftesën e përgjithshme, si dhe zgjatja e gostisë shtatë ditë a ngjashëm

Pejgamberi ﷺ nuk e ka kufizuar në një a në dy ditë.

5173. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush ju fton në gostinë martesore, shkoni!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5173

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?