Sahihu i Buhariut — Hadithi 5174

72. Nënkapitulli: Obligueshmëria e përgjigjes në ftesën e gostisë së dasmës dhe në ftesën e përgjithshme, si dhe zgjatja e gostisë shtatë ditë a ngjashëm

Pejgamberi ﷺ nuk e ka kufizuar në një a në dy ditë.

5174. Nga: Ebu Musa Eshariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lironi robërit e luftës, përgjigjjuni ftesës (së gostisë martesore) dhe vizitoni të sëmurët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5174

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?