Sahihu i Buhariut — Hadithi 5179
75. Nënkapitulli: Përgjigjja në ftesën e dasmës dhe në të ngjashme
5179. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Abdullah ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxh ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përgjigjjuni kësaj ftese (dasmës), nëse ftoheni.”
Nafiu shton: “Abdullahu i përgjigjej ftesës në dasmë dhe ftesave të ngjashme, edhe kur ishte agjërues.”