Sahihu i Buhariut — Hadithi 5183
79. Nënkapitulli: Përdorimi i lëngut të hurmave (që e lëshojnë në ujë) dhe pijeve që nuk dehin në dasmë
5183. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman Kaëriu nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Usejd Saidiu e ftoi Pejgamberin ﷺ në dasmë. Atë ditë atyre u shërbeu gruaja e tij, e cila ishte nuse. A e dini çfarë i përgatiti ajo të Dërguarit të Allahut ﷺ? Lëng hurmash, të cilat, gjatë natës, i kishte lënë në një enë me ujë.”