Sahihu i Buhariut — Hadithi 5187

81. Nënkapitulli: Porosia për mirësjellje me gratë

5187. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, ne u ruheshim fjalëve dhe lirisë me gratë tona, nga droja mos zbriste diçka (qortim) për ne. E, pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, ne flisnim dhe silleshim më lirshëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5187

Fjalë të panjohura?