Sahihu i Buhariut — Hadithi 5190
83. Nënkapitulli: Sjellja e mirë me familjen
5190. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po i shikoja etiopasit duke luajtur me shtiza, i Dërguari i Allahut ﷺ më mbuloi. Mbeta duke i shikuar derisa vendosa të largohem. Prandaj, kini parasysh nevojën e vashave të reja për t'u dëfryer.”