Sahihu i Buhariut — Hadithi 5192
85. Nënkapitulli: Agjërimi vullnetar i gruas me lejen e burrit të vet
5192. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja të mos agjërojë (vullnetarisht) në prani të burrit të saj, përveçse me lejen e tij.”