Sahihu i Buhariut — Hadithi 5196

88. Nënkapitull

5196. Nga: Usame ibn Zejdi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Tejmiu nga Ebu Othmani se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shkova te porta e Xhenetit dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin skamnorët, kurse të pasurit ishin ndaluar (për t'u llogaritur). Për banorët e Zjarrit ishte dhënë urdhri që të hidhen në Zjarr. Shkova edhe tek dera e Zjarrit dhe pashë se shumica që kishin hyrë në të ishin gra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5196

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?