Sahihu i Buhariut — Hadithi 5199

90. Nënkapitulli: “Ndaj gruas sate ke hak.”

Këtë e ka transmetuar edhe Ebu Xhuhejfe nga Pejgamberi ﷺ.

5199. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Abdullah, jam informuar se ti agjëron ditën dhe falesh natën?”
- Ashtu është, o i Dërguari i Allahut, - i thashë.
- “Mos vepro ashtu! Agjëro (ndonjëherë) e ha (ndonjëherë), falu (një pjesë të natës) e fli (pjesën tjetër), sepse ndaj trupit tënd ke hak, ndaj syrit tënd ke hak dhe ndaj gruas sate ke hak”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5199

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?