Sahihu i Buhariut — Hadithi 5204
94. Nënkapitulli: Çfarë urrehet sa i përket rrahjes së grave?
Allahu i Madhëruar ka thënë: “… dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas)...” (Nisa, 34) Pra, rrahje që nuk lëndon.
5204. Nga: Abdullah ibn Zema
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Hishami, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të mos ndodhë që ndokush ta godasë gruan e tij siç goditet robi e pastaj në mbrëmje të bëjë marrëdhënie me të.”