Sahihu i Buhariut — Hadithi 5212

99. Nënkapitulli: Kur njëra grua ia dhuron ditën e vet shemrës, si dhe mënyra e ndarjes së këtyre ditëve

5212. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sevda bint Zema ia dhuroi ditën e vet Aishes. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia kishte përcaktuar Aishes ditën e saj dhe ditën e Sevdës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5212

Fjalë të panjohura?