Sahihu i Buhariut — Hadithi 5218

106. Nënkapitulli: Dashuria e burrit për disa gra të tij më shumë se për të tjerat

5218. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani nga Jahjai, e ky nga Ubejd ibn Hunejni se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri hyri te Hafsa dhe i tha: “Oj bija ime, mos u mashtro me atë, bukuria e së cilës i ka pëlqyer të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe është më e dashur tek ai”, - duke aluduar në Aishen. - Omeri tregon: “Kur këtë ia tregova të Dërguarit të Allahut ﷺ, buzëqeshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5218

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?