Sahihu i Buhariut — Hadithi 5220
108. Nënkapitulli: Xhelozia
Revadi përcjell nga Mugire se Sad ibn Ubade ka thënë: "Sikur të shihja një burrë me gruan time, do ta godisja me teh të shpatës." Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit!?" Unë jam më xheloz se ai, e Allahu është më xheloz se unë.”
5220. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu. Prandaj, Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme (zinanë). Në anën tjetër, askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu.”