Sahihu i Buhariut — Hadithi 5222
108. Nënkapitulli: Xhelozia
Revadi përcjell nga Mugire se Sad ibn Ubade ka thënë: "Sikur të shihja një burrë me gruan time, do ta godisja me teh të shpatës." Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit!?" Unë jam më xheloz se ai, e Allahu është më xheloz se unë.”
5222. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Asgjë nuk është më xheloz se Allahu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5222
Fjalë të panjohura?