Sahihu i Buhariut — Hadithi 5226

108. Nënkapitulli: Xhelozia

Revadi përcjell nga Mugire se Sad ibn Ubade ka thënë: "Sikur të shihja një burrë me gruan time, do ta godisja me teh të shpatës." Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit!?" Unë jam më xheloz se ai, e Allahu është më xheloz se unë.”

5226. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri nga Ubejdullahu, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: (Pashë në ëndërr se) hyra Xhenet, - ose ka thënë: shkova në Xhenet, - kur, ja, aty pashë një pallat, andaj pyeta: “I kujt është ky?” Më thanë: “I Omer ibn Hatabit.” Doja të hyja brenda, por më pengoi vetëm fakti se e dija xhelozinë tënde (o Omer).” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! O i Dërguari i Allahut, vallë, unë të kem xhelozi ndaj teje?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5226

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?