Sahihu i Buhariut — Hadithi 5232
112. Nënkapitulli: Burri të mos vetmohet me një grua, përpos nëse është mahrem dhe të mos hyjë tek ajo që i mungon burri
5232. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: “O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?”
- “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 5232
Fjalë të panjohura?