Sahihu i Buhariut — Hadithi 5233

112. Nënkapitulli: Burri të mos vetmohet me një grua, përpos nëse është mahrem dhe të mos hyjë tek ajo që i mungon burri

5233. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Burri të mos vetmohet me një grua të huaj, përveçse me mahrem.” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Bashkëshortja ime është nisur për haxh, ndërkohë unë jam regjistruar për në filan ekspeditë.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Kthehu dhe kryeje haxhin me gruan tënde!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5233

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?