Sahihu i Buhariut — Hadithi 5236
115. Nënkapitulli: Gruaja i shikon etiopasit a dikë tjetër, pa dyshuar tek ajo
5236. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Is'hak ibn Ibrahim Handhaliu na ka treguar se Isai transmeton nga Evzaiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po i shikoja etiopasit duke luajtur me shtiza, i Dërguari i Allahut ﷺ më mbuloi me ridanë e tij. I shikova derisa u mërzita. Prandaj, kini parasysh nevojën e vashës së re që ka dëshirë të dëfrehet.”