Sahihu i Buhariut — Hadithi 5240
119. Nënkapitulli: Gruaja të mos prekë trupin e një gruaje tjetër e pastaj t’ia përshkruajë burrit të vet
5240. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja të mos prekë trupin e një gruaje tjetër e pastaj t'ia përshkruajë burrit të vet sikurse ai të jetë duke e parë atë.”