Sahihu i Buhariut — Hadithi 5250
126. Nënkapitulli: Pyetja e njeriut shokut të tij: A keni bërë marrëdhënie mbrëmë?
Kur babai e shpon të bijën me dorë në ijë për ta qortuar.
5250. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më qortoi dhe filloi të më shpojë me dorë në ijë, por, unë, duke mos dashur që i Dërguari i Allahut ﷺ ta largojë kokën nga prehri im, nuk lëviza.”