Sahihu i Buhariut — Hadithi 5266

8. Nënkapitulli: Ajeti: “... Pse po ia bën haram vetes atë që Allahu ta ka lejuar...”

5266. Nga: Abdullah ibn Abasi

Hasen ibn Sabahu më ka thënë, se e ka dëgjuar Rebi ibn Nafiun, e këtij i ka treguar Muaviu nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Jala ibn Hakimi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nëse e bën haram gruan e vet, nuk llogaritet shkurorëzim.” Pastaj lexoi: “Në të Dërguarin e Allahut keni shembullin më të mirë...” (Ahzab, 21)

Referenca: Sahihu i Buhariut 5266

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?