Sahihu i Buhariut — Hadithi 5282

15. Nënkapitulli: Robëresha (e liruar) ka mundësi të zgjedhë (të vazhdojë kurorën apo të shkurorëzohet) për burrin e saj që është rob

5282. Nga: Abdullah ibn Abasi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Burri i Berirës ishte zezak dhe quhej Mugith. Ai ishte rob i fisit benu filan. Sikur po e shoh tani duke i shkuar pas nëpër rrugët e Medinës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5282

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?