Sahihu i Buhariut — Hadithi 5321
41. Nënkapitulli: Tregimi i Fatime bint Kajsit
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, Allahu pas saj mund të të japë diçka rishtazi.” (Talak, 1)
5321. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
5321. 5322. Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku nga Jahja ibn Seidi se Kasim ibn Muhamedi dhe Sulejman ibn Jesari tregojnë: “Jahja ibn Seid ibn Asi e shkurorëzoi të bijën e Abdurrahman ibn Hakemit. Rrjedhimisht, Abdurrahmani e mori në shtëpi. Aishja, nëna e besimtarëve, i shkroi Mervan ibn Hakemit, i cili ishte emiri i Medinës: “Kije frikë Allahun! Ktheje në shtëpinë e vet!” Por, Mervani ia ktheu: “Abdurrahman ibn Hakemi më mposhti mua (nuk më dëgjoi).” Kasim ibn Muhamedi tha: “A nuk je informuar për çështjen e Fatime bint Kajsit?” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Nuk të dëmton, edhe nëse nuk e përmend hadithin e Fatimes.” Atëherë, Mervani i tha Aishes: “Nëse e konsideron si sherr (atë që ndodhi mes Fatimes dhe familjes së burrit), atëherë ky shkak mjafton të konsiderohet sherr mes këtyre dyve.”