Sahihu i Buhariut — Hadithi 5323
41. Nënkapitulli: Tregimi i Fatime bint Kajsit
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, Allahu pas saj mund të të japë diçka rishtazi.” (Talak, 1)
5323. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
5323. 5324. Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Abdurrahman ibn Kasimi se babai i tij Kasim ibn Muhamedi tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë atij: “Ç'është puna e Fatimes? A nuk e ka frikë Allahun që thotë se gruas (pas shkurorëzimit përfundimtar në kohën e idetit) nuk i takon as vendbanimi, as heqja e shpenzimeve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5323
Fjalë të panjohura?