Sahihu i Buhariut — Hadithi 5329

43. Nënkapitulli: Ajeti: “... Atyre (të shkurorëzuarave) nuk u lejohet të fshehin atë që Allahu krijoi në mitrat e tyre...” Domethënë, menstruacionet ose shtatzëninë

5329. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ deshi të kthehet (prej haxhit), Safija ishte te dera e tendës së saj e mërzitur, e në atë rast ai i tha: “Sa fatkeqe! Ti do të na vonosh. A e ke kryer tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”
- Po, - tha ajo.
- “Mund të nisesh, pra”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5329

Hadithe të ngjashme: Shiko (35)

Fjalë të panjohura?