Sahihu i Buhariut — Hadithi 5337

46. Nënkapitulli: Gruaja, së cilës i vdes burri, mban zi katër muaj e dhjetë ditë

Zuhriu ka thënë: "Vajza e re, së cilës i vdes burri, të mos parfumohet, sepse edhe ajo ka idet."

5337. Nga: Zejneb bint Ebu Seleme

Humejdi tregon: “E pyeta Zejneben: “E pse e hedh bajgën pas një viti?” Ajo tha: “(Në kohën paraislame) nëse gruas i vdiste burri, ajo hynte në një kasolle, vishte rrobat më të këqija dhe nuk parfumohej pa kaluar një vit. Pastaj asaj i sillnin një kafshë, gomar, dele a pëllumb, me të cilën e fërkonte lëkurën e saj dhe, në të shumtën e rasteve, kafsha ngordhte. Pastaj ajo dilte e i jepnin një bajgë, të cilën e gjuante, e pas kësaj ajo u kthehej gjërave që dëshironte, përkatësisht parfumit ose diçkaje tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5337

Fjalë të panjohura?