Sahihu i Buhariut — Hadithi 5346
51. Nënkapitulli: Mehri (fitimi) i lavires dhe kurora e pavlefshme
Haseni ka thënë: "Nëse martohet me dikë që e ka të ndaluar, pa e ditur (kush është), atëherë ata dy duhet të ndahen, kurse asaj i takon ajo që e ka marrë, jo më shumë. Asaj i takon mehri (sipas traditës, nëse nuk është caktuar mehri)."
5346. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Zuhriu, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdurrahmani se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar tregtimin e qenit, fitimin e falltarit dhe pagesën e lavires.