Sahihu i Buhariut — Hadithi 5347

51. Nënkapitulli: Mehri (fitimi) i lavires dhe kurora e pavlefshme

Haseni ka thënë: "Nëse martohet me dikë që e ka të ndaluar, pa e ditur (kush është), atëherë ata dy duhet të ndahen, kurse asaj i takon ajo që e ka marrë, jo më shumë. Asaj i takon mehri (sipas traditës, nëse nuk është caktuar mehri)."

5347. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Avni ibn Ebu Xhuhajfe se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e ka mallkuar atë që bën tatuazh dhe atë që kërkon t'i bëhet tatuazh, kamatarin dhe kamatëpaguesin. Po ashtu, ai ka ndaluar tregtimin e qenit, pagesën e lavires, si dhe i ka mallkuar piktorët (e gjallesave).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5347

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?