Sahihu i Buhariut — Hadithi 5348
51. Nënkapitulli: Mehri (fitimi) i lavires dhe kurora e pavlefshme
Haseni ka thënë: "Nëse martohet me dikë që e ka të ndaluar, pa e ditur (kush është), atëherë ata dy duhet të ndahen, kurse asaj i takon ajo që e ka marrë, jo më shumë. Asaj i takon mehri (sipas traditës, nëse nuk është caktuar mehri)."
5348. Nga: Avni ibn Ebu Xhuhajfe
Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe nga Muhamed ibn Xhuhade, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar fitimin nga robëreshat (që fitojnë nga zinaja).