Sahihu i Buhariut — Hadithi 5356

2. Nënkapitulli: Obligimi i shpenzimit për bashkëshorten dhe familjen

5356. Nga: Ebu Hurejra

Sad ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halid ibn Musafiri nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lëmosha më e mirë është ajo që jepet kur të jesh i pasur. Andaj, fillo prej atyre të cilët i ke nën përkujdesje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5356

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?