Sahihu i Buhariut — Hadithi 5386

8. Nënkapitulli: Buka e bardhë dhe ngrënia në tryezë, si dhe ngrënia në sofra

5386. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij nga Junusi, e ky nga Ali Iskafi se Katadja transmeton nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Nuk di që Pejgamberi ﷺ të ketë ngrënë ndonjëherë në tepsi, t'i jetë pjekur ndonjëherë bukë e bardhë a të ketë ngrënë në tryezë.”

Katades i është thënë: “E në çfarë hanin pra?” Tha: “Në sofra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5386

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?