Sahihu i Buhariut — Hadithi 5411

23. Nënkapitulli: Çfarë hante Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij?

5411. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Abas Xhuvejriu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ u shpërndau hurma shokëve të tij. Çdonjërit ia dha nga shtatë hurma, e edhe mua m'i dha shtatë sosh, njëra prej të cilave ishte hashef (soji më i dobët i hurmave). Asnjëra prej tyre nuk më pëlqeu më shumë se ajo, sepse mbeta duke e përtypur për një kohë të gjatë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5411

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?