Sahihu i Buhariut — Hadithi 5415

23. Nënkapitulli: Çfarë hante Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij?

5415. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij nga Junusi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjëherë Pejgamberi ﷺ nuk ka ngrënë në sofër e as në tryezë dhe asnjëherë nuk i është përgatitur bukë e bardhë.”
Junusi ka thënë: “I thashë Katades: “Po ku hanin?” Ai tha: “Në një sofrabez të shtruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5415

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?