Sahihu i Buhariut — Hadithi 5436

36. Nënkapitulli: Gjella

5436. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar se Maliku transmeton nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talha se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një rrobaqepës e ftoi Pejgamberin ﷺ për të ngrënë një ushqim që kishte përgatitur. Unë shkova me Pejgamberin ﷺ, e ai na ofroi bukë elbi dhe një gjellë të përgatitur me copa kungulli dhe mishi të terur. Kështu, e pashë Pejgamberin ﷺ t'i kërkonte copat e kungullit nëpër anët e tepsisë, andaj që atëherë më pëlqen kungulli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5436

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?