Sahihu i Buhariut — Hadithi 5442

41. Nënkapitulli: Hurmat e freskëta dhe ato të thata

Fjala e Allahut të Lartësuar: “Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 25)

5442. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Jusufi transmeton nga Sufjani, e ky nga Mensur ibn Safija, e këtij i ka treguar nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ vdiq në kohën kur njerëzit arritën të ngopeshin me dy ushqimet e murrme: hurmat dhe ujin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5442

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?