Sahihu i Buhariut — Hadithi 5448

46. Nënkapitulli: Bereqeti i pemës së hurmës

5448. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Talhai nga Zubejdi, e ky nga Muxhahidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Është një pemë që i ngjason muslimanit: ajo është pema e hurmës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5448

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?