Sahihu i Buhariut — Hadithi 5451
49. Nënkapitulli: Ushqimet e urryera, si: hudhrat dhe qepët
Këtë e transmeton edhe Ibn Omeri nga Pejgamberi ﷺ.
5451. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi se Abdulazizi tregon: “Një person e pyeti Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë ka thënë Pejgamberi ﷺ në lidhje me hudhrën?” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ha këtë, të mos i afrohet xhamisë sonë!”